Spanja po lufton të frenojë koronavirusin teksa raportoi ditën me numrin më të madh të viktimave që prej shpërthimit të epidemisë.

Spitalet janë mbushur me pacientë e qeveria po përpiqet me shumë mundim ta vërë situatën nën kontroll. Bilanci i jetëve të humbura u shtua me 849 vdekje të reja në 24 orët e fundit duke e çuar totalin në gati 8.200; edhe numri i infektimeve u llogarit të ishte shtuar me 9,222- shifra më e lartë kjo brenda një dite te vetme. Spanja tani numëron 94,417 të prekur nga Covid 19.

Autoritetet spanjolle e vendosën vendin në izolim dy javë më parë në përpjekje për të ndaluar përhapjen e shpejtë të virusit. Taktika është përdorur nga qeveritë në të gjithë botën, përfshirë kufizimet e reja të hënën në Moskë duke lejuar njerëzit vetëm të dalin nga shtëpitë e tyre për punë thelbësore, pazar për ushqim ose ilaçe ose për urgjencë mjekësore.Italia, e cila ka padyshim numrin më të lartë të vdekjeve deri më tani dhe ka qenë në izolim të rreptë për javë të tëra, i uli flamujt në gjysmë shtizë për të vajtuar të vdekurit e saj. masat e rrepta kundër sëmundjes atje do të zgjaten tani deri për Pashkë.

Vdekjet në vendin fqinjë janë 11,591 infektimet mbi 100 mijë. Situata vijon të mbetet e rëndë, edhe pse mbërrin ndonjë lajm lehtësues si ai i uljes së rasteve të reja me Covid në Parma, ilustruar dhe me fotot e repartit të boshatisur të Urgjencës në spitalin Maggiore të qytetit. Në Emilia-Romagna, thotë La Repubblica, shërbimet e autoambulancave kanë rënë në mënyrë të përgjithshme. Në Pacienza, piku i këtyre shërbimeve mbërriti në 16 mars me 157 të tilla, ndërsa tani janë regjistruar vetëm 57. Një lajm tronditës mbërriti ndërkohë nga Belgjika, ku për shkak të koronavirusit ka humbur jetën një 12 vjeçare. Edhe pse është thënë vazhdimisht se Covid 19 i kursen përgjithësisht fëmijët, të dielën vdiq nga koronavirusi një 14 vjecar në Portugali, Vitor Godihno, e përpara tij kishte ndërruar jetë 16 vjecarja franceze Julie Alliot.

Top Channel