Nëndetëset britanike dhe amerikane që lundrojnë në mënyrë të fshehtë në thellësitë e oqeaneve, ka të ngjarë që të mos kenë asnjë ide në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Nëndetëset, të cilat janë në det prej 60 deri në 70 ditë dhe që ndodhen në misione sekrete të parandalimit bërthamor, mënjanojnë me qëllim informacionet që vijnë nga lajmet lokale e botërore.

Kjo vjen për të vendosur fokusin kryesor të tyre në mision, pasi lajmet shpesh mund të ndikojnë në moralin ekuipazhit, shkruajnë mediat e huaja.

Besohet se ky grupim, nuk ka asnjë dijeni për izolimin global dhe mbi 40,000 vdekjet e shkaktuara nga virusi deri më tani.

Franca, renditet e gjashta në botë, nga venet më të prekura nga koroavirusi, me 45.1170 raste deri më tani, gjë e cila ka nxitur dhe bllokimin mbarëkombëtarë pasi autoritetet po përpiqen të frenojnë shpërthimin. Oficerët thanë që çdo ekuipazh që la portin përpara përhapjes së virusit, ka shumë të ngjarë të mënjanojnë lajmet deri në dy ditët e fundit të misionit të tyre, kur ata duhet të jenë duke u kthyer në port

“Ata nuk dinë gjë”, tha Admirali në pension Dominique Sallas, ish-komandant i nëndetëses balistike franceze nga 2003-2006. Ai kujtoi se teksa ishte në një mision 60-ditor, babai i tij kishte vdekur dhe ai nuk kishte marrë vesh gjë.

“Djemtë duhet të jenë plotësisht të disponueshëm për misionin e tyre. Ata që janë në dete nuk kanë nevojë për informacione. Komandanti besoj është pa dyshim i informuar për atë që po ndodh. Por unë nuk mendoj se ai do mund t’i di të gjitha detajet”, u shpreh Dominique Sallas.

Më tej ai shtoi:

“Meqenëse nën ujë nuk ka internet, as radio dhe asnjë televizor në bord, i vetmi burim lajmi për ekuipazhin është komandanti. Por komandanti shpesh herë filtron mesazhet për të mos treguar informacionin e plotë. I vetmi vend ku nuk keni dijeni nga të gjitha informacionet është nën ujë, pasi edhe në një anije në hapësirë ke radio, televizion dhe internet”, sqaroi ish-admirali.

FOTO GALERI
8/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA