Rritet bilanci, shkon në 35 numri i viktimave në Greqi nga Covid-19
29/03/2020 11:01
Është rritur numri i viktimave në Greqi nga koronavirusi (Covid-19) në 35 dhe numërohen gjithsej 1,061 raste me pacientë të infektuar, ku 66 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjatë natës 3 persona kanë humbur jetën. Njëri prej viktimave është shënuar në Athinë, një në Selanik dhe një në Aleksandrupoli.
Të tre viktimat, të gjinisë mashkullore, kanë qenë të një moshe të thyer si dhe vuanin nga probleme të tjera shëndetësore.
Top Channel