Në një situatë normale, mesi i marsit shënon një moment të rëndësishëm në sistemin shkollor 9 vjeçar. Nxënësit testohen për dijet e tyre gjatë tremujorit të dytë të vitit shkollor.
Por duket sikur asgjë nuk kemi humbur. Nxënësit janë thirrur në testime, por për herë të parë ky proces do të zhvillohet online.
Një çoroditje totale për mësues e nxënës.
Kemi këtu nje grup WhatsApp të klasës së 6 ku mësuesi i fizikës njofton nxënësit për testim.
Nga mesazhet më poshtë vihet re çoroditja e fëmijëve për mënyrën e zhvillimit të provimit.
Mësuesi sqaron: testi do tu shkojë me foto. Dhe nxënësit do ta zgjidhin e më pas me foto do t’ja dërgojnë mësuesit në WhatsApp. Koha e testimit 45 min. Kohë e mjaftueshme për të kopjuar çdo gjë nga libri ose për tu marrë vesh mes tyre me telefon në këtë rast “mjeshtrat” 12 vjecar të teknologjisë.
Po kjo është e keqja më e vogël. Si do vlerësohen ata fëmijë që nuk po bëjnë mësim? Ata që nuk kanë kompjuter e telefon në shtëpi?
Që jemi të papërgatitur në këtë situatë nuk është faji i mësuesve dhe ndoshta as i ministrisë, është faji i pandemisë që na mbylli në shtëpi. Por ndërkohë që bëjmë sikur jemi vendi me i digjitalizuar në botë, ndoshta do të ishte e udhës të shihnim praktikat që po ndjekin vendet e zhvilluara ne këtë drejtim.
Top Channel