Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit një natë më parë, policia procedon penalisht dy persona
02/10/2026 14:36
Një konflikt mes dy personave është shoqëruar me të shtëna me armë në ajër një natë më parë në zonën e Ali Demit, në Tiranë.
Sipas policisë, dy personat dyshohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, ndërsa njëri prej tyre ka kanosur tjetrin me një pistoletë lodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për dy shtetasit.
Top Channel