Nigeria ka raportuar këtë të hënë viktimën e saj të parë nga koronavirusi, sipas një njoftimi nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC).

Pacienti ishte një burrë 67-vjeçar që u rikthye në Nigeri pas nënshtrimit të një trajtimi mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmoi NCDC.

Ai vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, duke përfshirë kancerin dhe diabetin, si dhe po kurohej me trajtime kimioterapie, thuhej më tej në deklaratën e agjencisë.

Dy persona, përfshirë një italian, i cili ishte i pari me koronavirus të diagnostifikuar në vend, janë rikuperuar dhe janë larguar nga spitali, shtojnë më tej autoritetet.

Top Channel