“Ronaldinho të qëndrojë në burg”, rëndohet situata për yllin brazilian

18/03/2020 10:51

Rëndohet situata juridike e Ronaldinhos, i cili ndodhet në paraburgim në Paraguai, i akuzuar se është future në këtë vend me dokumente të falsifikuara.

Hetimet, këtë javë, kanë hyrë në një fazë të re, me prokurorine që është e përqendruar në zbulimin e një skeme pastrimi parash, që përfshin edhe një grua sipërmarrëse, Dalia Lopez, e cila e kishte ftuar Ronnie-n në Paraguai.

Hetuesit do të analizojnë mesazhet në telefonin e Ronaldinhos dhe të vëllait të tij, Roberto Assis.Sipas autoriteteve, por hetohenlidhjet e dy vëllezërve me Lopez, e cil ai ka takuar sapo mbërritën në aeroport, në kryeqytetin Asuncion, para se të arrestoheshin.

“Hipoteza jonë është që dokumentet false janë përdorur për qëllime tregtare apo për investime që nuk janë të ligjshme. Për këtë arsye, ishte e detyrueshme që Ronaldinho të qëndronte në burg,” – shpjegoi prokurori i çështjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA