Ndërmarrja bio-farmaceutike gjermane CureVac, e cila ka ndërmarrë hapa për të gjetur një vaksinë kundër koronavirusit, ka demantuar mediat vendore se qeveria amerikane dëshiron ta blejë atë.

Gazeta gjermane Welt am Zontag raportoi të dielën, duke përmendur burime pa emër nga Qeveria gjermane, se ish-drejtori i Përgjithshëm i CureVac Daniel Menichel ishte në një takim të presidentit Donald Trump me njerëz në industrinë farmaceutike në fillim të marsit.

Qysh më 11 mars, kompania nga Tibingen njoftoi se Menichella nuk ishte më menaxheri i saj i përgjithshëm, pa dhënë asnjë shpjegim se pse.

Welt am Zontag deklaroi se Trump i ofroi CureVac një shumë të madhe parash për të blerë kompaninë ose teknologjinë e saj, dhe kështu të drejtën për të prodhuar vaksinën kundër koronavirus tani në dukje vetëm për tregun amerikan.

Curevac konfirmoi në Twitter se kishte një takim m e Trump më 2 mars, por se pretendimet e mediave për ofertën e Uashingtonit ishin të pasakta.

“CureVac nuk mori një ofertë nga qeveria amerikane ose subjektet përkatëse para, gjatë ose pas takimit të Task Forcës në Shtëpinë e Bardhë më 2 mars”, shkruan në Twitter ndërmarrja me bazë në Tibingen.

Edhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se shitja e kompanisë nga Tibingen nuk është në diskutim, ndërsa ministri i Ekonomisë Peter Altmayer tha se “Gjermania nuk është në shitje”.

I pyetur nga mediat nëse SHBA u përpoq të blinte kompaninë për një shumë të madhe parash, ministri i Brendshëm gjerman Horst Zehofer tha se ai “vetëm mund të thotë se ka dëgjuar vazhdimisht nga anëtarët e qeverisë se kjo është e vërtetë”.

Nga ana tjetër, ambasadori amerikan në Gjermani dhe ushtruesi i detyrës të drejtorit të Inteligjencës Kombëtare Richard Grenell ka mohuar pohimet e gazetës Welt am Zontag dhe media të tjera, duk e i quajtur të pavërteta.

Koronavirusi deri më tani është konfirmuar në gati 180,000 njerëz në të gjithë botën, dhe më shumë se 7,000 të tjerë kanë vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA