Spanja hyn në histori/ Bëhet përfaqësuesja e parë që mban titullin e Botërorit si për meshkuj, ashtu edhe për femra

20/07/2026 00:35

Spanja ka shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit botëror, duke u bërë kombëtarja e parë që arrin të jetë njëkohësisht kampione e botës në futbollin e meshkujve dhe të femrave.

Pas triumfit të “La Roja”-s në Kupën e Botës për meshkuj, me fitoren 1-0 ndaj Argjentinës në finale, Spanja bashkon këtë sukses me titullin e fituar nga kombëtarja e femrave në Botërorin 2023.

Ky është një moment historik për futbollin spanjoll, që konfirmon rritjen dhe dominimin e tij në të dyja kategoritë kryesore të këtij sporti.

Me këtë arritje, Spanja bëhet vendi i parë në botë që mban njëkohësisht kurorën e kampiones së botës në turnetë e FIFA-s për meshkuj dhe femra, duke vendosur një rekord që nuk ishte arritur më parë.

Top Channel