Katër finale, katër dhimbje, Argjentina barazon rekordin e Gjermanisë për më shumë “tituj” nënkampioneje në Botëror
Loja e famshme EA Sports FC (dikur FIFA) ka tërhequr sërish vëmendjen me parashikimin e saj për fituesin e Kupës së Botës 2026.
Sipas simulimit të realizuar nga EA Sports, Spanja do të jetë kampionia e re e botës, duke ngritur trofeun në turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Ajo që e bën këtë parashikim edhe më interesant është fakti se simulimet e EA Sports kanë rezultuar të sakta në katër edicionet e fundit të Kupës së Botës. Që nga viti 2010, loja ka parashikuar me sukses fituesin e çdo Botërori.
Ja parashikimet e mëparshme që rezultuan të sakta:
2010 – Spanja
2014 – Gjermania
2018 – Franca
2022 – Argjentina
Nëse edhe këtë herë simulimi rezulton i saktë, Spanja do të rikthehej në majën e futbollit botëror për herë të dytë në histori, pas triumfit të saj në Botërorin e vitit 2010.
Megjithatë, si çdo simulim, edhe ky mbetet një parashikim i bazuar në algoritme dhe statistika, ndërsa fituesi i vërtetë do të vendoset vetëm në fushën e lojës gjatë Kupës së Botës 2026.
Top Channel