Në këto kohë trazirash si pasojë e koronavirusit, ku shumë persona janë vetëkrantinuar në shtëpi, nuk ka më mirë se sa ta kalosh këtë kohë duke shijuar “E Diell”.

Rubrikat e këtij emisioni tashmë janë duke thyer rekord shikueshmërie, por një nga më të shikuarat është padyshim Përputhen.

Shikuesit janë afeksionuar aq shumë me këtë rubrikë sa që edhe kanë krijuar çiftet e tyre të preferuara. Një nga ata që publiku është shprehur gjerësisht në rrjete sociale, se do të dëshironin që të krijonin një marrëdhënie së bashku, janë dhe Antoneta dhe Vangjeli

Kjo dyshe këtë javë kishin vendosur të dilnin në një takim së bashku. Takimi u zhvillua në shtëpi dhe dyshja u pa duke gatuar bashkarisht dhe duke kryer punët e shtëpisë. Në një moment pati dhe diskutime mes tyre në lidhje me pëlqimin që Vangjeli ka kundrejt Antonetës. Ndërsa kjo e fundit i kërkoi “llogari” duke e pyetur se nëse e pëlqen atë, përse u shpreh i gatshëm për të dalë me Edonën, vajzën më të re që i është shtuar panelit të vajzave në “Përputhen”.

Antoneta: Unë nuk jam në fazën që unë e pëlqej Vangjelin apo ndonjë nga çunat. Unë jam duke I njohur ndërsa Vangjeli ka shprehur një gjë tjetër.

Olti Curri: Ti të shëtisësh ndërsa Vangjeli të presë në shtëpi.

Antoneta: Vangjeli nuk është se tha që thjesht më pëlqen si vajzë në tërësi dhe ka interest ë më njohë. Ai tha që ka arritur të krijojë një lloj ndjenje për mua, ndjënjë më shumë se sa thjesht pëlqim vizual.

Olti Curri: E ndoqa me kujdes takimin tuaj. Në një moment ai të pyeti në lidhje me historinë e stër folur tënde për djalin që të përqafoi. Ti duke qenë se ndaj Vangjelit nuk ke asnjë detyrimi ose pëlqimi për momentin, përse i dhe përgjigje. Mund t’i thoje Vangjel ti më pëlqen mua, unë akoma nuk e kam vendosur, kjo është e imja përse duhet të jap sqarim ty. Po ti i dhe sqarim, duke i dhënë dhe shpresë bashkë me sqarimin.

Antoneta: Jo shiko. Unë i detyrohem aq për sa kohë që ne po dalim, po dalim me interes për t’u njohur. Nuk është se po dalim kot në mënyrë shoqërore. Tek pjesa e debatit ishte kjo. Ai shprehu një lloj ndjenje, është tjetër gjë që më pëlqen si vajzë në tërësi edhe po të njoh ty. Por ndërkohë duke qenë se ti je duke dalë me djem të tjerë po dal edhe unë me Edonën.  Unë në qoftë se do të kisha një pëlqim më të konsoliduar për ndonjë nga djemtë, ta keni të sigurt që nuk do të dilja me të tjerë.

Olti Curri: A nuk ka ardhur koha që pas gjithë këtyre muajve, ta ndani pak shapin nga sheqeri. Ju keni ardhur të shfrytëzoni famën në Top Channel, pra të merrni kohë falas dhe të bëheni të famshëm për punët e juaja. Kjo histori po zgjatet po zgjatet po zgjatet dhe sado të shtireni po na del boja.

Antoneta: Në këto raste nuk mund të ndahet shapi nga sheqeri në mënyrë të prerë Olti. Unë nuk është se isha duke vdekur për ndonjë çun dhe unë dëshiroja patjetër që të gjeja të dashur dhe erdha në Përputhen për ta gjetur këtë. Normalisht që janë të dyja elementet e përzier. Ne vijmë këtu për t’u njohur me djemtë, për t’I dhënë një mundësi reale atyre. Normalisht pjesa e show-t është show. Pjesa e qasjes me publikun është një gjë që na pëlqen të gjithëve, për këtë dhe kurohemi. Kjo nuk do të thotë që unë nuk kam asnjë interes për asnjë nga djemtë. Unë s’po e bëj çdo gjë vetëm për show, sepse nëse do të ishte për show do të kisha bërë një lloj loje tjetër. Ti e dinë shumë mirë sesa ecën që unë të krijoja një çift këtu, të krijoja kot, hajd se po lidhem unë. Nuk po eci me strategji, po eci me të vërtetë unë po njoh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA