Plagosi me thikë një 15-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, pranga 14-vjeçarit në Durrës
Ministria e infrastrukturës dhe Energjitikës ka bërë një lajmërim të rëndësishëm për të gjithë kompanitë që merren me transportin e mallrave ndërkombëtar të cilëve u ka kërkuar që të akreditojnë shoferët që do të lëvizin në këtë periudhë.
Kjo vjen në kuadër të masave të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.
Ndër të tjera ministria njofton se lista e drejtuesve duhet të dorëzohet brenda ditës së sotme.
“Për organizimin e transportit ndërkombëtar të mallrave, në kushtet e prandalimit të përhapjes së CoVid 19, kërkohet nga të gjitha kompanitë që kryejnë transport ndërkombëtar mallrash, brenda orës 23:00 të datës 14.03.2020 të dorëzojnë në adresën [email protected] listën e drejtuesve të automjeteve të cilët kryejnë transportin ndërkombëtar. Kjo listë duhet të përmbajë emër atësi, mbiemër ditëlindje nr pasaporte dhe nr të lejes së drejtimit ndërkombëtar. “ njofton ministria e Energjitikës.
Top Channel