UEFA ka vendosur të ndalë zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së kampioneve dhe Europa Ligës për shkak të rasteve të shtuara dhe pandemisë së koronavirusit.
Shumë skuadra në karantinë mes të cilave, Juventus, real Madrid, Chelsea, Arsenal dhe Inter, kanë detyruar hierarkinë dreejtuese që të pezullojë kompeticionet.
Si rrjedhojë të gjithë po provojnë tani, të imagjinojnë një kalendar të ri, që me të gjitha gjasat do të sjellë dhe shtyrjen e Europianit 2020. vendimi i UEFA-s sjell pashmangshmërisht edhe spostimin e datës së shortit që ishte parashikuar më 20 Mars. UEFA ka ftuar në një videokonferencë 5 federata anëtare në 17 Mars, mes të cilave do jetë prezente dhe Shqipëria, për të diskutuar hapat e mëtejshëm.
Kampionate si rrjedhojë do të shkojnë deri në muajt e verës dhe Europiani në shansin më të mirë do të luhet ën vjeshtë. Por ka një opsion tjetër që po merr kuota, për zhvillimin e Europianit vitin e ardhshëm.
Top Channel