Dy rastet me koronavirus në Elbasan/ U infektuan nga i biri, prindërit po vetëkarantinohen në shtëpi

12/03/2020 15:18

Ndër tetë rastet e reja të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri, të cilat e çuan numrin e të prekurve në 23, 2 prej tyre janë në Elbasan.

Gjatë një lidhjeje direkte në edicionin informativ të orës 15:00, gazetarja jonë Bruna Kërcyku tha se bëhet fjalë për prindërit e 31-vjeçarit të rezultuar pozitiv me Covid-19 , që aktualisht po trajtohet te Infektivi, i cili kishte udhëtuar në Milano te tezja e tij.

I riu nga Elbasani, me banim në Tiranë, ka infektuar nënën 57-vjeçare me babanë 58 vjeç, të cilët që të dy janë vetëkarantinuar në banesën e tyre në lagjen “5 Maji”, Elbasan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA