Coronavirusi tremb Zvicrën, shtyhen të gjitha ndeshjet e fundjavës

28/02/2020 16:32

Liga e Futbollit në Zvicrës ka njoftuar këtë të premte se janë shtyrë të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u zhvilluar këtë fundjavë në Super League dhe Challenge League, për shkak të frikës së përhapjes së Coronavirusit.

Edhe pse rastet e prekura nga ky virus vdekjeprurës në shtetin helvet janë me pikatore, është para e arsyeshme që të ndërpriten të gjitha aktivitetet sportive, ku do të kishte grumbullim tifozësh.

Ende nuk është vendosur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por mendohet që për të vijuar rregullisht me kalendarin ndeshjet të zhvillohen pa praninë e tifozëve. Fatin e futbollit e ka patur edhe hokeji ne akull apo kampionatet e skive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA