4 shtetas kanë rënë në pranga në Maliq dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi u kapën duke transportuar 8 shtetas të huaj.
Kështu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. S., 24 vjeçe, banuese në Vlorë; F. K., 24 vjeç; R. D., 19 vjeç; R. H., 20 vjeç, banues në Durrës. Si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. K., 17 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “SAAB”, “Fiat” dhe “Mercedes-Benz”, tetë shtetas të huaj, të cilëve nga hetimet e kryera rezulton se iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës prej 150 euro secilit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 automjete dhe 6 celularë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
Top Channel