Ditën e sotme në atdhe janë rikthyer Albert Cara dhe Marlin Shkodra, dy të mbijetuar nga tërmeti i 26 nëntorit që preku vendin tonë.
Ata ishin dërguar në Itali për trajtim të specializuar në një prej spitaleve më të mira në Itali.
Rama në Facebook shkruan:
Albert Cara dhe Marlin Shkodra, dy të mbijetuarit me trupin copë prej tërmetit të 26 Nëntorit, u kthyen sot në Shqipëri pas 3 muajsh trajtim të specializuar në një prej spitaleve më të mira në Itali.
Ogerta i priti në pistë, aty ku edhe i përcollëm bashkë 3 muaj më parë, varur vetëm në një fije të hollë shprese.
Sot rikthehen, me plagë të rëndë në shpirt prej humbjes së familjarëve nga tërmeti, por tanimë të shëruar prej plagëve që mund t’u kishin marrë jetën.
Top Channel