Koronavirusi ka prekur Italinë ku dhjetëra raste janë shënuar teksa dy persona kanë ndërruar jetë. Ditën e sotme ka dalë në një deklaratë nga Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino e cila është shprehur se numri që duhet të kontaktoni për urgjencë kombëtare është 127.

Pjesë nga deklarata e Binos:

Po e përsëris ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare, ky virus luftohet edhe duke u kujdes për veten edhe të afërmit tanë.

Të mos pështymë në tokë mos të lëshojmë qyret anë e mbanë janë disa rregulla të thjeshta sanitare.

Është një virus i thjesht që përhapet si virusi i gripit. Gripin nuk e marrim të mirëqenë, por edhe ky virus si gripi është pavarësisht se ka një vdekshmëri pak më të lartë se gripi.

ISSHP e përcakton diagnozën e koronavirusit në vend. Nuk ka vetëm një pajisje po ka disa pajisje që zëvendësojë njëra tjetrën.

Janë të gjitha ragentët që nevojiten për të kryer shërimin e Koronavirusit në vend po ashtu siç janë në Itali dhe në vendet e tjera. Ne jemi në atë hap që janë të gjitha vendet e botës.

janë përforcuar masat në kufi. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë si nga Italia apo nga Italia si dhe ata që do të udhëtojnë në këto vende të jenë të kujdesshëm.

Personeli shëndetëso është përforcuar ditët e fundit, pasi edhe kontakti me Italinë është më i shpeshtë se vendet e tjera.

Virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport. Skanerat e temperaturës nuk i kemi, ashtu siç nuk i kanë edhe disa vende të tjera, por ato nuk shërbejnë në  kapjen e hershme.

Jo më pak se javën që shkoji përfunduam një testim për të parë se sa shpejt i kapim kontaktet, pasi është një element shumë i rëndësishëm, kapja e kontaktit.

Në lidhje me karantinën. Ajo është vend për të shëndoshët, nëse do të flasim se kemi një kontakt të një sëmuri. Ai futet në vetë karantinë në rast se kushtet e lejojnë, apo futet në një vend karantinë që është e përcaktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA