Video/ Blerja më e re e Barcelonës “lë nam” gjatë prezantimit, tifozët nuk e kursejnë

22/02/2020 08:32

Dëmtimi i Luis Suarez detyroi drejtuesit e Barcelonës që të hidhnin sytë nga tregu edhe pse afati kalimtar i transferimeve kishte mbaruar.

Federata e Futbollit Spanjoll të jep mundësinë e nënshkrimit me një lojtar edhe nëse nuk është kohë merkatoje, por me një kusht, lojtari duhet të jetë pjesë e kampionatit spanjoll, La Liga dhe ligave më inferiore të Spanjës. Katalanasit duke parë emergjencën e krijuar nuk u menduan gjatë dhe e gjetën pasuesin e Suarez tek Leganes, duke nënshkruar me sulmuesin kryesor të tyre, Martin Braithwaite, për shifrën e 18 milion eurove.

Edhe pse sulmuesi u shpreh besimplotë gjatë intervistës së tij të parë pas zyrtarizimit, fusha e blertë vendosi një “pikëpyetje” të madhe tek tifozët në lidhje me aftësitë e tij. Është kthyer në traditë tashmë, që pas momentit që nënshkruhet kontrata, lojtarët duhet të bëjnë prezantimin e tyre para tifozëve. Pikërisht gjatë këtij prezantimi 28 vjeçari dështoi në tentativat e tij për të dhuruar “spektakël me top”, dhe më pas u detyrua të bënte ushtrime të lehta teknike, për të anashkaluar momentin e sikletshëm. Pas kësaj tifozët të gjithë njëzëri kanë ngritur pyetjen. A ja vlen ky sulmues 18 milionë euro?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA