Icardi shkon te Juve/ Wanda Nara, ‘zjarr’ si gjithmonë

19/02/2020 18:32

Në ditën e lindjes së partnerit të saj, Uanda Nara u rikthye të flasë për të ardhmen e sulmuesit ragjentinas Mauro Ikardi, bomberin e huazuar te Paris Sën Zhermen me të cilin modelja ndan jetën prej vitesh.

E akuzuar si një menaxhere që kërkon të përfitojë sa më shumë e që me zgjedhjet e saj ka minuar karrierën e sulmuesit më të mirë në botë, tani ajo vendos të trazojë sërish ujërat për të ardhmen e lojtarit.

“Nuk e di nëse Mauro do luajë te Juventus por me futbollin asnjëherë nuk i dihet. Ai do të zgjedhë dhe ne do ta ndjekim. Fakti që e shoqëroj gjithmonë në skuadrat ku shkon, si grua dhe si menaxhere, për Ikardin është një siguri më shumë”, shprehet Nara.

E ndarë mes rolit të saj në botën e spektaklit dhe në profesionin e adoptuar së fundmi si menaxhere futbollistësh, Uanda Nara një mama e 5 fëmijëve, kërkoi ta gjykojnë për punën e saj dhe jo për fotot apo sesi prezantohet në rrjetet sociale, me apo pa filtra.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA