SHBA, për barazi gjinore/ Ekipi i meshkujve mbështet femrat

13/02/2020 13:30

Futbollistët e përfaqësueses amerikane të meshkujve dalin në mbrojtje të kolegeve të tyre femrave teksa i mbështesin në betejën e tyre për barazi në të drejta dhe paga.

Nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen e internetit të Shoqatës së Lojtarëve të Kombëtares në SHBA, futbollistët sulmojnë Federatën Amerikane të Futbollit duke e akuzuar se po vazhdon të ndjekë një politikë diskriminuese në drejtim të lojtareve femra përsa u përket pagës dhe kushteve të punës së tyre.

“Për më shumë se 20 vjet, Federata ka ngritur një mur për çfarëdolloj koncepti të shpërndarjes së barabartë të të ardhurave apo për barazi ekonomike për futbollistet e kombëtares amerikane-shkruhej ndër të tjera në këtë komunikate-Behet fjalë për një diskriminim sistematik gjinor që nuk duhet të ndodhë kurrë”.

Ndërkaq, 28 futbolliste të skuadrës amerikane, kampione të botës në Francë 2019 e kanë ndërmarrë një veprim ligjor kundër politikës së diskriminimit.

Futbolli i femrave në muajt e ardhshëm ka nevojë për para, para, para-thekson ylli dhe kapitenia e skuadrës përfaqësuese amerikane, Megan Rapinoe që prej vitesh është përfshirë në një betejë të tillë dhe do të vazhdojë deri sa futbollisteve femra t’u rezervohet i njëjti trajtim si meshkujve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA