Koronavirusi/ “Ylli” i Manchester United pezullohet nga stërvitja

13/02/2020 08:34

Frika e një rreziku të mundshëm e prekjes nga koronavirusi, ka bërë që Odion Ighalo të pezullohet nga seancat stërvitore të Manchester United.

Ighalo, i cili ishte në huazim te United nga klubi kinez Shanghai Shenhua deri në fund të sezonit, është duke u stërvitur me një trajner personal në një lokacion të veçantë, në Manchester.

Sulmuesi u udhëzua të mos stërvitej me United për çështje të shëndetit dhe sigurisë, përkundër masave pas shpërthimit të virusit në Kinë, i cili tashmë ka marrë më shumë se 1.100 jetë njerëzish.

Ighalo gjithashtu nuk udhëtoi me skuadrën e United në një kamp stërvitjeje, në Spanjë.

Ky vendim erdhi pas shqetësimeve që kufizimet kufitare mund të forcohen për udhëtarët që kanë qenë në Kinë brenda 14 ditëve të fundit, duke ndikuar potencialisht për ri-hyrjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Por ka dalë që United gjithashtu mori vendimin paraprak për ta detyraur Ighalo të qëndrojë larg bazës së klubit Carrington, ndërsa ai është akoma brenda periudhës së mandatuar të inkubacionit 14-ditor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA