Afron Botërori i F1, edhe “Renault” zbulon makinën e re

13/02/2020 13:38

Pas Ferrarit dhe Red Bull, edhe Renault bën prezantimin e makinës së saj të re në prag të fillimit të Botërorit të Formula 1 në një ceremoni të zhvilluar në Atelier des Champs-Elysees.

Drejtuesit e skuderisë franceze gjatë këtij prezantimi bënë të ditur edhe objektivin e Renault për këtë cvit që është renditja në vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm për konstruktorë, një objektiv ky që sipas Cyril abiteboul është realist dhe i arritshëm.

Për këtë vit pilotët që do të garojnë me Renault në Botërorin e Formula 1 janë australiani Daniel Ricciardo që u bashkua me skuadrën në vitin 2019 dhe Esteban Ocon i cili zëvendësoi pilotin gjerman Nico Hülkenberg.Ocon, që ishte pilot rezervë i Renault në vitin 2016, theksoi se është integruar mirë në skuadër dhe se ka kaluar shumë kohë duke folur me të gjithë stafin, ndërkohë që vuri në dukje edhe energjinë pozitive të Renault.

Ndërsa Riccardo theksoi se mësoi shumë te Renaul në vitin e tij të parë me këtë skuadër dhe se ai ka besim se kjo skuadër këtë vit do të bëjë një punë akoma më të mirë në krahasim me 2019. Makina e re e Renault, RS20 prezantua vetëm nëpërmjet disa fotove dhe asnjëherë e plotë. ajo do të shfaqet vetëm në testet dimërore parasezonale të Barcelonës që do të nisin në 19 shkurt

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA