Barcelona fitoi ndeshjen e dytë me Atletico në Metropolitano në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, por nuk i mjaftoi, pasi ishte skuadra e Los Colchoneros ajo që preu biletën për në gjysmëfinale.

Një rezultat ky që nuk u kapërdi nga Raphinha me brazilianin që u pikas nga kamerat që bënte gjestin e largimit në drejtim të tifozëve të Atletico Madrid.

Më pas futbollisti i Barcelonës kërkoi ndjesë teksa komentoi në një postim në Instagram të rrjetit DAZN versioni spanjoll duke pohuar se një prej tifozëve kishte treguar mungesë respekti

‘Kërkoj ndjesë për gjestin tim që nuk përkon me vlerat e mia dhe as me karakterin tim. Ishte një veprim i kryer në një moment tensioni në përgjigje ndaj një tifozi që po tregonte mungesë respekti’-shkruante Raphina në komentin e tij.

Top Channel