VIDEO/ Pas rekordit historik me Mallorca, Vedat Muriqi merr surprizën speciale
‘Mallkimi’ vazhdon për Arkadiusz Milik. Futbollisti polak që u kthye në mesin e muajit mars pas një peridhe të gjatë dëmtimi është i detyruar të ndalet përsëri.
Juventus përmes një komunikate për shtyp bëri të ditur se Milik ndjeu një problem muskular në stërvitjen e së martës dhe pas ekzaminimeve të kryera mëngjesin e kësaj të mërkure rezultoi se futbollisti kishte një dëmtim në bicepsin femoral në kofshën e drejtë.
Juventus bën të ditur gjithashtu se pas 10 ditësh futbollisti do të bëjë kontrolle të tjera ku do të mësohet edhe koha e saktë që do t’i duhet për t’u riaftësuar. Duke parë kalendarin, për Milik do të jetë e vështirë që të shihet në fushën e lojës përpara mbylljes së sezonit duke qenë se ndeshja e fundit e Juventusit është në 24 maj ndaj Torinos. Kujtojmë se Milik ka me Juventusin një kontratë deri në 30 qershor të 2027. Goli i fundit i Milin me fanelën bardhezi është ai i shënuar në maj të 2024 në sfidën mes Bolognas dhe Juventusit e mbyllur 3-3
Shpenzimet për Milik
Duke parë aktivizimin e pakët në lojë të Milik, ajo që të bën përshtypje është shuma që po shpenzon Juventusi për respektimin e kontratës të sulmuesit. Sipas ‘Calcio e Finanza’, polaku i kushton Juventusit rreth 3.62 milionë euro në sezon, e njëjta shifër do të vlejë edhe për sezonin e ardhshëm. Një kosto kjo më e ulët në krahasim me 7.23 milionë eurot e sezoni 2024/25, sezon në të cilin futbollisti nuk u pa kurrë në fushë.
Top Channel