Sfida me Dijonin në çerekfinale të Kupës së Francës rezultoi në shëtitje për PSG-në. Parizienët fituan me rezultat tenistik 6-1 edhe pse përballja luhej në “Stade Geston Gerard” (Dijon).
Festivali i golave të skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel u hap pa u mbushur 1 minutë lojë, teksa Lautoa devijoi në portën e tij, në tentativë për të larguar rrezikun nga zona.
Në minutën e 13-të vendësit arritën të barazonin me Chouiar, por ky finalizim vlejti vetëm për statistikë, pasi PSG në fund të pjesës së parë mori sërish epërsinë me Mbappe.
Në pjesën e dytë gjithçka foli për kryeqytetasit, që shënuan edhe katër gola të tjerë me autorë Tiago Silvan, Sarabian (dy gola), ndërsa i fundit ishte një tjetër autogol, që mban firmën e Coulibaly.
Top Channel