Një shërbim i interguar dhe sipas standarteve aktuale.
Një artikull i punuar nga Prof. As. Dr. Rustem Celami

Kujdesi për gjatë shtatzënisë, sikurse njihet ndryshe kujdesi antenatal ose kujdesi prenatal, ka të bëjë me shërbimin mjekësor të ofruar që nga konceptimi deri në lindje, por në fakt në këtë shërbim shpesh përfshihen edhe kujdesi para konceptimit (për parangjizjes sikurse njihet në termin më të thjeshtë për njerëzit) dhe periudha post-partum (periudha e lehonisë që është deri në 6 javë pas lindjes).

Përgjatë dekadave, që pas ridimensionimit të sistemeve shëndetësore pas luftës së dytë botërore, ka patur zhvillime positive në kujdesin e nënës dhe fëmijës, ku në fokus ka qenë ofrimi i një shërbimi për një populate sa më të gjerë nën varësinë direkte të shërbimeve kombëtare të secilit shtet dhe rritjes së standarteve të këtij kujdesi shëndetësor në mënyrë progresive. Këto politika, rajonale, kombëtare e shpesh të dirigjuar në nivel global, ka patur si synim rritjen e masës së popullësisë të mbuluar nga shërbimet shëndetësore, uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënës dhe fëmijës në total.
Shqipëria si një vend me të ardhura minimale në krahasim me vendet e rajonit, gjithnjë ka patur tendenca për të ofruar një shërbim sa më adekuat në raport me infrastrukturën, buxhetin dhe burimet njerëzore, ku në fakt duhet përmendur që në vitet 1980 ka patur të dhëna pozitive dhe pas viteve 1990, apo në vitet 2000 pati ndryshime akoma më rrënjësore duke ulur sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë e nënës dhe fëmijës në nivele të krahasueshme me vendet e rajonit. Përgjatë këtyre viteve, ka pësuar ndryshime edhe sistemi arsimor i personelit mjekësor, ku dikur quhej personel ndihmës dhe ofrohej edukim i mesëm profesional apo trajnime të përshpejtuara për të patur personel mjekësor të mjaftueshëm për popullatën tone dhe specifikisht për kujdesin mjekësor të nënës dhe fëmijës. Infermiere/ mamitë e lagjeve, apo fshatrave kryenin një depistim të admirueshëm të populates në raport me kushtet dhe mjetet e punës dhe infrastrukturën në tërësi. Me zhvillimet e reja, të edukimit në nivel universitar të stafit mjekësor infermieri/mami pas viteve 2000, ku tashmë ato janë profesione të rregullta dhe të liçesuara, si dhe nga ana tjetër, me ofrimin e shërbimeve private të plota të kujdesit maternal dhe fetal, ky shërbim ka pësuar një dinamike interesante, që ka ofruar mundësi shërbimi zgjedhje dhe duke përmisuar ndjeshëm kujdesin e shëndetit të nënës dhe fëmijës.

Në vazhdim, kemi edhe një rritje të teknologjisë së informacionit dhe aplikimi i saj në mjekësi, si dhe me ofrimin e mjeteve diagnostikuese sikurse është ekzaminimi ekografik që prodhon imazhe të cilësisë së lartë, bën që të ofrohet një diagnose më e saktë, e hershme dhe rrjedhimisht një shërbim më cilësor ndaj pacientit (nënës dhe fëmijës).
Gjithësesi, kujdesi prenatal/antenatal ose sikurse njihen në gjuhën më të thjeshtë kujdesi përgjatë shtatzënisë, kërkon një përqasje multidisiplinare dhe një ndarje e roleve të këtij kujdesi më qartësisht, duke rritur gamën e shërbimeve që ofrohen, por edhe duke shfrytëzuar siç duhet kapacitetet e burimeve njerëzore (mjekë, infermirë/mami, shërbimin e laboratorit, dietologun, psikologun/sociologun, fizioterapistin, mjekun pediatër-neonatlog dhe mjekët e specialiteteve të tjera sipas nevojës).

Shtatzënia është një gjendje fiziologjike dhe nuk konsiderohet patologji (sëmundje), por nga ana tjetër përgjatë shtatzënisë mundet që sëmundje të ndryshme të aktivizohen ose riaktiviziohen ose sëmundje të reja predispozuese që shfaqen dhe në këtë kontekst kërkon një vlerësim të hershëm të gjendjes shëndetësore maternal në mënyrë që të ofrohet një kujdes sa më cilësor.

Kujdesi përgjatë shtatzënisë në vendin tonë, për fat të keq, në ditët e sotme është përqëndruar, në shumicën dërmuese vetëm te kujdesi mjekësor që jep mjeku obstetër-gjinekolog, duke mos i shfrytëzuar në mënyre adekuate personelin mjekësor dhe jo mjekësor që duhet të jenë pjesë integrale e këtij shërbimi. Përshembull, roli i infermieri/ mamisë nuk është në nivelet e duhuara, kjo shpeshe dhe si e metë e ne mjekëve duke dashur që të marrim tërë atributet e këtij kujdesi për vete. Ku në fakt vendet e zhvilluara, si vendet perëndimore,vendet nordike (Suedia, Danimarka, Norvegjia, Finlanda) apo Anglia nga ana tjetër personeli mjekësor infermieri/mami ka një rol shumë më të madh në kujdesin prenatal/antenatal (të nënës dhe fëmijës) që me këshillimet, edukimin e pacientëve dhe deri te ofrimi i telekonsultave periodike në mënyrë që të ofrohet informacion, kujdes dhe shërbim shëndetësor me standarte të larta, duke bërë një planifikim dhe shfrytëzim optimal professional të infrastructures dhe personelit mjekësor.

Në shumë vende që u cituan më lartë, në pjesën më të madhe përgjatë shtatzënisë, ofrohen 3 deri në 4 ekzanimime ekografike, që shpesh janë ato qendra të mjekësisë fetale që merren vetëm me këto ekzanimime specifike, si në javën e 11 – 13 dhe në javën e 18 – 22 të shtatzënisë dhe mëtej një vlerësim i mirëqënies fetale në javët e 28 – 32 të shtatzanisë dhe kjo bëhet nga mjekë të specializuar dhe linçensuar për të ofruar këto lloje ekzaminimesh. Ku për hir të së vërtetës Spitali Amerikan, tashmë e ka zgjidhur këtë me ofrimin e këtij shërbimi nga mjekë të dedikuar për ekzaminimin ekografik në këto periudha deçisive, sikurse orfon edhe gamën e paketave të lindjes duke përfshirë ekzaminimet përkatës e laboratorike përgjatë shtatzanisë dhe që përfshin edhe procesin e lindjes. Por nga ana tjetër, ka shumë hapësirë për të përfshirë më shumë kujdesin infermieror/mami në informim dhe edukim të pacientit, ka shumë rëndësi që klasat prenatale/antenatale për pacientët shtatzëna duke përfshirë edhe partnerët e tyre të jenë pjesë e pandashme e këtij kujdesit përgjatë shtatzënisë, apo përfshirja e profesionistëve të tjerë sikurse është psikologu/sociologu, por kjo do të rregullohej më shumë nëse politikat shëndetësore do të mund të ndihmonin që të përdoreshin këto të ardhura të dhëna nëpërmjet kontributeve nga pacienti duke i ulur koston e shpenzimeve te pacientit.

Në shumë vende perëndimore, kujdesi maternal dhe fetal, pa sëmundshmëri të nenës ose fetusit, është më shumë në fokusin e mamisë sesa mjekut obstetërgjinekolog, e në fakt në vendet nordike, Angli apo Kanada, në shtatzënitë normale pa risk, shërbimi shëndetësor ofrohet më së shumti nga infermieri/mami dhe ekzaminimet e rëndësishme 2 apo 3 ekzaminime ekografike e vizita kryhen nga mjeku obstetërgjinekolog dhe në shumë raste edhe lindja ndiqet nga mjeku i familjes që pjesa më e madhe e tyre kanë trajnimin për të ndjekur shtatzanisë dhe procesin e lindjes vaginale duke patur edhe privilegjet spitalore përkatëse. Në vendin tone në fakt eshtë luks nëse do ta themi në këtë gjuhë që pjesa dërmuese e shërbimit dhe kujdesit shëndetësor përgjatë shtatzënisë ndiqet nga mjeku specialist, duke shtuar se shumë ekzaminime, sidomos ekzaminimeve ekografike, bëhen me kërkesë të pacientëve dhe që nuk ka vlere klinike apo shkencore në kujdesin maternal e fetal. Në fakt ky “luks” nëse do ta quaja kështu ka bërë që shpesh të mos angazhohen si duhet profesionistët e tjerë të mjekësisë sikurse i përmenda më lart, apo nga ana tjetër çon në mos shfrytëzimin siç duhet i infrastruktuës dhe personelit mjekësor në tërësi, që në vetvete ky shfrytëzim rrit shërbimin shëndetësor në sasi dhe cilësi.

Kujdesi shëndetësor përgjatë shtatzënisë, ka rëndësi esenciale diagnoza e hershme dhe vlerësimi i gjendjes shëndetësore të nënës sa më heret në mënyrë që te pacientja të informohet për gjendjen e saj shëndetësore, për problemet e mundshme, për parandalimet dhe për ndjekjen e mëtejshme në dinamikë të shtatzënisë.
Shërbimet në Spitalin Amerikan në fakt ofrojnë një infrastructure moderne, krahasueshmërisht me vendet perëndimore, si dhe personel mjekësor të dedikuar, që vazhdon të ndjekë hapat dinamike të ndryshueshmërisë që po pëson shërbimi spitalor në tërësi.

Si përfundim, organizimi dhe menaxhimi i shërbimit shëndetësor si në publik apo në privat kërkon gjithnjë ridimensionim duke arritur që të shfrytëzohen kapacitetet e infrastructures dhe të personelit mjekësor, si dhe integrimi i stafit mjekësor si një ekip në mënyrë që të ofrohet më shumë kualitet dhe kuantitet dhe përmisuar këtë kujdes shëndetësor në mënyrë progresive.
Prof. As. Dr. RustemCelami

Përmëshumëinformacionosevizitëkontaktoninë 042357535 oseklikoninë: rezervime.spitaliamerikan.com

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA