Me anë të një dokumentari, media angleze BBC ka treguar torturat fizike që ushtarët nigerianë i shkaktojnë qytetarëve të thjeshtë.
Tortura është e paligjshme në Nigeri. Por imazhet e publikuara gjerësisht në rrjete sociale tregojnë një formë të veçantë të torturave- një taktikë e njohur si “Tabay”, e cila konsiston në marrjen e pyetjeve dhe ndëshkimin e të arrestuarve, përfshirë këtu edhe fëmijët.
Në këtë dokumentar, BBC zbulon origjinën e kësaj taktike dhe identifikon shkelësit më të këqij, duke ngritur vazhdimisht pyetjen se përse askush nuk po mban përgjegjësi për këtë gjë. Gjithashtu në të zbulohet se në vitin 2014 një oficer i lartë i policisë nigeriane është përfshirë në torturat ndaj një të riu i cili vdiq më vonë si pasojë e plagëve të marra.
Top Channel