
24/05 23:03
“S’ka burrë që tradhton gruan time”, është komedia e ngjitur në skenën e teatrit të Korçës duke sjellë humor dhe batuta të shumta.
Shkruar nga Samuel Bobrick dhe Ron Clark, me regji të Guri Kocos komedia ka në qendër 3 personazhe, një femër dhe dy meshkuj, tradhëtinë dhe ndjenjat e tyre.
Subjekti i komedisë trajton një grua dhe të dashurin e saj të cilët kanë thurur intrigën për të mbytur bashkëshortin e saj ndërkohë që ky i fundit bëhet pjesë e lojës së tyre dhe i ndihmon pasi nuk beson se plani i tyre do të funksionojë ndërsa zbulon se i dashuri tradhton gruan e tij.
Situatat nga më komike të shfaqjes pasojnë njëra-tjetrën duke e përfshirë publikun në një realitet tjetër për thuajse 1 orë e 30 min.
Top Channel