Irani në kundërsulm, presidenti Trump paralajmëron: Do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë Shkencëtarët janë ende dukë mësuar rreth shpërthimit epidemik të koronavirusit që ka marrë më shumë se 500 jetë njerëzish.
Një prej mistereve të mëdha të 2019-nCoV është se shumë pak fëmijë janë sëmurur prej tij. Me përjashtimin e foshnjës që u infektua nga e ëma, që nga 12 janari, thotë Sciencealert, edhe bilanci i vdekjeve dhe infektimeve ka pësuar rritje galopante, janë regjistruar vetëm dy të prekur prej tij nën moshën 15 vjeçe, një vajzë 9 muajshe në Pekin dhe një fëmijë në Shenzhen.
Një studim i ri nga New England Journal od Medicine, tregonte se “fëmijët kanë gjasa më të pakta për tu prekur nga ky virus, dhe nëse infektohen, simpatomat i kanë më të lehta se të rriturit”. Richard Martinello, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Yale, tha për Business Insider se nga “ ajo që kemi parë dhe për arsye që ende nuk arrijmë t`i shpjegojmë, duket se virusi i ri, më së shumti godet të rriturit”.
Një situatë e ngjashme ishte vënë re dhe me SARS-in. Ndërkohë, site-i më i madh i lajmeve online në vend, Tencent, dha disa shifra krejt të tjera mbi epideminë dhe pasojat e saj. Sipas tij, numri real i të vdekurve është gati 24,600, ndërsa ai i të infektuarve, mbi 154,000. Shkrimi i tij tërhoqi menjëherë vëmendje. Por pak pas publikimit të shifrave tronditëse, website-i iu kthye të dhënave zyrtare, 14,446 të infektuar e 304 të vdekur. Shifrat e mëhershme të tij I dhanë udhë menjëherë teorive të konspiracionit; disa thonë se ai bilanc ishte publikuar nga gazetarë që kanë një ndërgjegje, e që zgjodhën të sfidonin përmes këtij veprimi urdhrat e Pekinit. Të tjerë pretendojnë se shifrat në ekran mund të jenë ndryshuar në mënyrë digjitale.
Top Channel