Qafa ka 7 rruaza. Jeta sedentare dhe teknologjia që është bërë mënyrë jetese, e sulmojnë lehtësisht këtë pjesë duke shkaktuar probleme fizike dhe mendore dhe duke prekur nga moshat më të reja deri tek të vjetrit.
“Qafa ka këtë qëndrim, por puna para kompjuterit, celulari, fjetja me jastëk të lartë, leximi shtrirë, qëndrimi tek koka e divanit, mungesa e aktivitetit fizik, shkaktojnë deformimin e harkut të qafës. Njerëzit kanë dhimbje te shpatullat, dhimbje koke, ndjesi të vjellash, ndikon edhe në tension, tiroide dhe më e keqja është marrja e mendve që në mjekësi njihet si Sindromi Menier. Ky nuk shkaktohet nga veshi i mesit, por nga dëmtimi i harkut të qafës”, shprehet Kujtim Haxholli Terapist i lëvizjes.
Lordoza e qafës ndikon dukshëm në cilësinë e jetës. Moshat që kërkojnë ndihmë janë nga 20 deri në 80 vjeç.
“Shkakton ankth, panik, depresion. Njeriun e kap paniku të ecë vetëm në rrugë dhe për të ngarë makinën nuk bëhet fjalë. Rastet vetëm shtohen dhe sot janë bërë dominante”, shton më tej Haxholli.
Profesor Haxholli me një përvojë 30 vjeçare në terapinë e lëvizjes na tregon disa ushtrime të thjeshta, që mund t’iu bëjë secili prej nesh në konsultim me specialistin fillimisht.
Ekspertët thonë se ka një mori mënyrash për të përmirësuar problemet e qafës. Disa prej tyre janë ushtrimet fizike, masazhi dhe akupunktura, të cilën ne e aplikojmë në moment.
Top Channel