Flamur Noka tregon në Top Talk kur do të jenë zgjedhjet e parakohshme
04/02/2020 17:05
Ditën e sotme në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja në Top Channel ka qenë i ftuar ish deputeti i partisë demokratike Flamur Noka.
Teksa po flisnin për anti-KÇK-në Noka u shpreh se kjo është thjeshtë për propagandë.
Gazetari Dyrnjaja ndërhyri duke i thënë se përse i nevojitet propaganda në këtë moment pasi ai mund ta bënte edhe më përpara pasi nuk jemi as në fushatë zgjedhore.
Noka u shpreh se po vjen fushata zgjedhore, i pyetur se kur ai u shpreh “tani” pa dhënë një datë duke thënë që jemi në vijë zgjedhore dhe se do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Top Channel