Më shumë se 74 milionë raste të kancerit të qafës së mitrës dhe 62 milionë vdekje mund të evitohen në 100 vitet e ardhshme nëse 78 nga vendet më të varfëra të botës do të aplikojnë së shpejti vaksinimet HPV, ekot e mitrës dhe trajtimet e kancerit.

Në këto përfundime kanë dalë dy studime të kohëve të fundit. Tre ekipe të veçanta kërkuesish në bashkëpunim me organizatën botërore të shëndetit, kanë zhvilluar modelet e tyre bazuar në aspektin biologjik të kancerit të qafës së mitrës dhe duke u bazuar në të dhëna që vijnë nga vendet në Azinë lindore dhe Paqësor, Evropë, Azinë Qendrore, Amerikën Latine, Karaibet, Lindjen e Mesme, Afrikën veriore, Azinë jugore dhe Afrikën qendrore.

Ndërsa ka patur disa suksese në vende me të ardhura të larta si Australia, kanceri në qafën e mitrës vazhdon të jetë kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë në të gjithë botën dhe shkak kryesor i humbjes së jetëve nga kanceri në disa vende me të ardhura të ulëta. 570 mijë raste të kancerit të mitrës në botë, në 2018, ishin gra që jetonin në vendet me të ardhura të ulëta apo nën mesatare. Një kombinim i vaksinimit të vajzave, bashkë me kontrollet periodike do të mund të reduktonte rastet me 97 për qind dhe vdekshmërinë me 99 për qind, duke evituar më shumë se 74 milionë raste të këtij kanceri dhe më shumë se 62 milionë vdekje në 100 vitet e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA