Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku po përurohet dhe reparti i ri për Forcat Speciale RENEA, e nisi fjalën me një citim të Ismail Qemalit, më 1912.

“13 janar të vitit 1913 më pas se 2 muaj nga themelimi i shtetit shqiptar u themelua policia e shtetit. Duhet të qërohen të tillë policë të tillë, të zgjidhen policë të ndershëm, kjo ishte porosia e Ismal Qemalit në atë kohë, që nuk datë skadencë, sepse kjo është A-ja e çdo policie shteti, të ketë njerëz të ndershëm. Sot 107-vjet nga formimi i saj e shlyem një borxh ndaj tyre duke iu vënë në dispozicion këtë strukture që i shërben stërvitjes, mirëqenies profesionale.

RENEA u themelua 1991, 12 shtator si pasardhëse e batalionit 326 antidemostratë, dhe në një moment kur diktatura e kishte marrë të tatëpjetën dhe pushteti i saj kishte rrëshqitur. Detyra e parë e atij grupi ishte të përndiqte grupin e supozuar anti regjim, ndërsa më vonë detyra e 326 ishte të parandalonte cdo mundësi revolte kundër regjimit”, tha ai.

Por Rama tha më tej se: “Sot jemi në një botë krejt tjetër me sfida qëllime, të tjera. RENEA është një forcë krenari dhe shembull për tu ndjekur nga të gjithë që tregon se ne mund të synojmë në të gjithë perimetrin e policisë së shtetit të kemi standarde sjellje profesionale si vendet evropiane”, tha Rama.

“Lamë pas një vit që ishte domethënës për policinë e shtetit dhe i pakrahasueshëm me asnjë vit tjetër ku veprat penale njohën rënie. Është për të ardhur keq që në atmosferën e rënduar artificialisht në disa drejtimi, dhe në kushtet e një xhungle informacioni, krijohet një përshtypje e gabuar për situatën e kriminalitetit në Shqipëri, ndërkohë që faktet flasin për rritje të zbulueshërisë së krimeve nga ana e policisë, dhe jemi të vetëdijshëm që lufta me krimin nuk mbaron asnjëherë.

“Në 2019 u rrit ndjeshëm forca goditëse ndaj veprave penale, vijoi procesi i përafrimit të standardeve me policitë si motra të vendeve evropiane.
U aplikuan metoda të reja kundër krimit madje edhe atij kibernetik, u rrit niveli i respektimit të së drejtave të njeriut.
Falë policisë u sigurua rendi dhe qetësia gjatë protestave të opozitës, u pa fytyra e një policie e shteti profesionale në raport me protestën, pavarësisht provokimeve . Sot nuk ka pikë diskutimi që policia e shtetit është në ditën e saj më të mirë, por krahasuar me të nesërmen dita e sotme nuk mjafton”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA