Është duke vijuar seanca në Gjykatën e Durrësit për 17 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Abuzuesit”, të cilët akuzohen për “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

  Operacioni i FNSH në Durrës/ Hetimi nisi në 2019-ën, midis të arrestuarve edhe OPGJ

Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi raporton se, ndërkohë që zhvillohet seanca, pranë ambienteve të gjykatës ka mbërritur një autoambulancë.

Mësohet se Agim Osmani është punonjësi i arrestuar i policisë që shfaqi probleme shëndetësore gjatë seancës gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Durrësit për 17 të arrestuarit e operacionit ”Abuzuesit”.

Osmani ka pasur një çrregullim të ritmit të rrahjeve të zemrës gjatë përballjes me akuzat ndaj tij nga prokurori dhe është dërguar në spital.

Burime spitalore bëjnë të ditur se aritmia është vendosur nën kontroll dhe gjendja shëndetësore e efektivit policor është stabilizuar.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA