Shtëpia e Bardhë publikoi një foto të presidentit Trump dhe ekipit të tij të sigurisë, fill pasi Irani sulmoi dy baza amerikane në territorin e Irakut, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani nga SHBA.

Teksa serioziteti karakterizon mbarë të pranishmit, Trump shfaqet i qetë dhe me duar të kryqëzuara.

Në foto janë Trump, Pence, sekretari i Shtetit Mike Pompeo, sekretari i Thesarit Steve Mnuchin, sekretari i Mbrojtjes Mark Esper, këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, kryetari dhe shefi i Përgjithshëm i Shtabit Gjeneral Mark Milley dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare Joseph McGuire .

Gjithashtu drejtori i Çështjeve legjislative Eric Ueland, Shefi i Detyrës Mick Mulvaney, zyrtari i Sigurisë Kombëtare Keith Kellogg, këshilltari ligjor i NSC-së John Eisenberg, Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone dhe sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham.

 

FOTO GALERI
3/4

Top Channel