Izolohen rastet e para me grip në vendin tonë. Instituti i shëndetit publik deklaron se në vend ka nisur të qarkullojë virusi i gripit AH1N1, me simptomat klasike, si dhimbje muskujsh, temperaturë dhe kollë.

Krahas virusit të gripit në vend qarkullojnë edhe virozat stinore, megjithëse krahasuar me një vit më parë ka një numër më të paktë të qytetarëve të prekur.

Instituti i shëndetit publik raporton rreth 11 mijë persona në javë. Ekspertët e shëndetit publik i bëjnë thirrje popullatës të bëjnë kujdes me higjenën pasi gripi është një sëmundje që nuk duhet neglizhuar dhe që me shfaqjen e simptomave të para të mbahet kontakt me mjekun.

Personat me sëmundje kronike duhet të bëjnë kujdes pasi vitet e fundit gjatë sezonit të gripit janë shënuar humbje jete për shkak të komplikacioneve që shkaktoi virusi i gripit tek disa persona që vuanin nga sëmundja të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA