Revolta nuk ndalet, edhe Italia kundër FIFA-s: “Po shkatërrohet meritokracia në futboll”
Eliminimi i hershëm i Brazilit nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Norvegjisë ka shkaktuar një valë kritikash në vendin pesë herë kampion të botës.
Një nga reagimet më të forta erdhi nga legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazário, i cili vuri në shënjestër si trajnerin Carlo Ancelotti, ashtu edhe yllin e skuadrës, Vinicius Junior.
Sipas Ronaldos, përgjegjësia kryesore për dështimin nis nga zgjedhjet e bëra nga pankina.
“Duhet të jem i sinqertë, mendoj se ky eliminim fillon me vendimet e trajnerit. Carlo Ancelotti është një nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit, por këtë herë bëri shumë gabime”, deklaroi ish-sulmuesi brazilian.
Ronaldo nuk e kuptoi vendimin e Ancelottit për të mos përfshirë João Pedro në skuadrën e Botërorit.
“Nuk e kuptoj pse João Pedro nuk ishte pjesë e ekipit. Ai zhvilloi një sezon fantastik, ishte në formë të shkëlqyer dhe Brazili kishte nevojë për një sulmues me karakteristika të ndryshme.”
Po ashtu, ai kritikoi mënyrën se si u menaxhua talenti i ri Endrick.
“Sa herë që hyri në fushë, Endrick solli energji, agresivitet dhe ishte i paparashikueshëm. Megjithatë, pjesën më të madhe të turneut e kaloi në stol. Nuk e kuptoj këtë zgjedhje.”
Në analizën e tij, Ronaldo nuk kurseu as Vinicius Junior, duke theksuar se sulmuesi i Real Madridit nuk ishte në nivelin që pritej.
“Vinicius duhet të marrë përgjegjësi. Të gjithë e dimë sa i talentuar është, por ky nuk ishte një Botëror i mirë për të. Nuk u duk asnjëherë si lojtari që dominon me klubin e tij. Kur Brazili kishte më shumë nevojë për yjet, ai nuk arriti të bënte diferencën.”
Pavarësisht kritikave ndaj Brazilit, Ronaldo pranoi se Norvegjia e meritoi plotësisht fitoren.
“Norvegjia fitoi me meritë. Ishte një skuadër e organizuar dhe e disiplinuar, ndërsa Erling Haaland ndëshkoi çdo gabim tonin. Megjithatë, Brazili ia lehtësoi punën kundërshtarit me vendime të gabuara që përpara se të niste ndeshja.”
Në përfundim, legjenda braziliane theksoi se në një Botëror gabimet paguhen shtrenjtë.
“Në këtë nivel, një ose dy gabime mund të të kushtojnë eliminimin. Ne bëmë shumë më tepër se kaq.”
Top Channel