Të tjera detaje dalin nga ngjarja e sotme që ndodhi në bashkinë e Lushnjës, ku mbeti i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij.

Nga informacionet e marra dyshohet se ish shoferi Gëzim Saraçi ka hyrë rreth orës 8 e 15 në zyrën e kryebashkiakut, ku pas disa minutash sekretarja e ka dëgjuar që midis tyre ka nisur një debat me tone të larta dhe ka hapur derën.

Në këtë moment Saraçi ka hedhur granatën dhe është larguar nga zyra. Pas shpërthimit sekretarja ka mare plagë në dorë në fytyrë e në këmbë.

Ndërsa Tushe ka mare një plagë në krahun e djathtë të kraharorit dhe në këmbë. Pas mjekimit që morën në spitalin e Lushnjës të dy të plagosurit u nisën drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Sipas mjekëve të Lushnjës gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

  Shpërthimi në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, sekretarja dhe Tushe drejt Tiranës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA