Elia Zaharia Zogu promovon librin kushtuar mbretëreshës shqiptare, “Trëndafili i Bardhë”

27/12/2019 15:58

Elia Zaharia Zogu ishte të enjten në Prizren, për të promovuar librin “Trëndafili i Bardhë”, i cili i kushtohet Mbretëreshës shqiptare Geraldinë.

Princesha e kurorës theksoi se eksperienca që përjetoi me këtë libër, nuk krahasohet me asnjë përvojë të mëparshme artistike sepse po i jep mundësinë që të takojë shumë shqiptarë, shumë fëmijë, prindër, gjyshër dhe kjo sipas saj, është një pasuri e jashtëzakonshme.

“Është shumë emocionuese, që përralla “Trëndafili i bardhë”, e ka pasur premierën në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë dhe gjithashtu është një lumturi shumë e madhe që vij në qytetin e Prizrenit, një qytet plot me tradita, një qytet shumë i bukur, një qytet që ka aromë kulture. Për këtë ju përgëzoj shumë, sepse duket që e doni qytetin tuaj, edhe kujdeseni për të, jeni një shembull edhe për ne dhe shumë qytete shqiptare”, ka thënë ajo.

Elia shtoi se ka pasur fatin që i shoqi, princi Leka e ka njohur me kujtime familjare të Geraldinës, dhe gjatë kohës që ka shkruar librin, ajo ka pasur mundësi të konsultohet me të, kryesisht për karakterin e Mbretëreshës, dhe kjo në mënyrë që libri të jetë në përmbajtje sa më afër botëkuptimit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA