Presidenti i Republikës Ilir Meta, në këtë ditë festive ka takuar Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë Anastas Janullatos.
Meta ka postuar foto me Janullatosin, ndërsa thekson se ka marrë prej tij një dhuratë të veçantë në këtë festë të shënuar. Kreu i shtetit thotë se mori si dhuratë kopjen e parë të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë”, një prezantim dinjitoz i vlerave të gjithanshme të Kishës sonë Ortodokse.
“I lumtur në këtë ditë të bekuar të merrja si dhuratë nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos kopjen e parë të albumit “Ngjyrat e Ortodoksisë”, një prezantim jashtëzakonisht dinjitoz i vlerave të gjithanshme të Kishës sonë Ortodokse, të trashëgimisë dhe historisë, por edhe ringritjes dhe arritjeve të saj, që i kanë dhënë një vend të nderuar në Ortodoksinë botërore”, ka shkruar Meta.
Top Channel