Dje në mbrëmje Policia në fshatin Baks, në Skenderaj, ka arrestuar një person të dyshuar për substancë narkotike.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kohën kur Njësia Speciale Operative në kuadër të planit operativ ‘shtimi i masave të sigurisë’ po realizonte një pikë kontrolli në fshatin Baks, në Skenderaj.
Pas ndalimit të një automjeti, si rezultat i një kontrolli të detajuar, tek vozitësi është gjetur dhe është konfiskuar një mjet për përpunimin e hashashit dhe një sasi e substancës narkotike.
Në cilësi të dyshuarit është arrestuar Sh. Sh., 21 vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për vepër penale ‘posedim i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’./KosovaPress/
Top Channel