Peqini mbetet pa futboll, dhuna e le Shkumbinin jashtë!

19/12/2019 18:33

Dhuna e tifozëve ndaj arbitrit në një ndeshje të kategorisë së Parë në Peqin, do të penalizojë një qytet të tërë.

Komisioni i Disiplinës në federatën shqiptare të futbollit vendosi të përjashtojë ekipin e Shkumbinit nga të gjitha aktivitetet sportive, pas incidenteve të shëmtuara në sfidën kundër Dinamos.

Goditjet ndaj arbitrit Sokol Bebja në stadiumin e Peqinit bënë FSHF-në të hapte menjëherë një hetim, ndërsa me ngjarjen po merret gjithashtu edhe policia. Por jo vetëm kaq. Si të mos mjaftonte përjashtimi drastik, Shkumbini humbet ndeshjen në tavolinë 0-3 dhe dënohet me zbritjen në një kategori inferiore.

Dënimit nuk i shpëton as futbollisti Andi Bakiasi, i përjashtuar përjetë për rolin e tij në dhunë.
Në fokusin e disiplinës ishin gjithashtu incidentet në stadiumin Niko Dovana, në suksesin minimal të Teutës ndaj Partizanit. Fabian Beqja dhe Amer Duka për skuadrën durrsake dënohen nga 5 ndeshje secili, një sanksion i njëjtë dhe për Uilliam Kordeiron dhe Deian Boldor të ekipit kryeqytetas, për sjellje antisportive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA