Momenti kur u ndërpre El Clasico nga topat e hedhur në fushë – regjia i largoi kamerat shkaku i pankartave dhe mesazheve në topa

19/12/2019 11:56

El Clasico e kësaj mbrëmje mes Barcelonës dhe Real Madridit ka përfunduar pa fitues, me shifrat të bardha 0-0.

Por përveç lojës së bukur dhe të hapur nga të dyja krahët, kjo ndeshje ka dhuruar edhe shumë episode për t’u komentuar nga tifozët.Gjatë pjesës së dytë, tifozët e Barcelonës kanë hapur pankarta duke e ditur çështjen e ndezur për pavarësinë që kërkon Katalonisë, por asnjë prej tyre nuk është regjistruar nga kamerat në transmetimin e takimit.
Gjithashtu nuk u pa as momenti më interesant dhe befasues kur të gjithë tifozët katalanas hodhën topa në fushë dhe ndërprenë për disa minuta ndeshjen.

Mesazhi në topa ishte: “Spanjë, ulu dhe bisedo”, ndërsa të njëjta ka pasur edhe në formë të pankatave.
Regjia e kishte gjetur menjëherë zgjidhjen, ku ofronte pamje nga sipër stadiumit, për të mos i bërë këto episode si protagonizëm të takimit.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA