Në studion e emisionit “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja, ishin i ftuar koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi si edhe Deputeti i Partisë Socialiste Musa Ulqini.
Në studio u diskutua në lidhje me projektligjin më të përfolur këto ditë në media por jo vetëm, duke hapur një debat të madh publik, të njohur si “Paketa Antishpifje”, projektligj ky i cili është edhe temë ditë sot në parlament. Musa Ulqini i cili ndodhej përballë godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në një lidhje direkte në studio u shpreh se ky projektligj e mbron gazetarin edhe qytetarin. Duke shtuar se duke zhdukur anonimatin krijon mundësi që të mos pastrohen para të pista, të lidhura kryesisht me spektrin politik.
“Ligjvënësi është i detyruar të respektojë vullnetin e të mirës publike. Unë në këto 24 vite deputet kam patur raste ku këtë gjë e kam respektuar. Unë do ta votoja patjetër këtë ligj, sepse kjo e mbron edhe gazetarin edhe qytetarin. E mbron ky sektor kaq vital sepse zhduk anonimatin dhe krijon mundësi që të mos pastrohen para të pista, para të politikaneve, para të cilat nuk dihet se nga vijnë. Të cilat cenojnë thelbin e informimit dhe atë për të cilën një media është në treg dhe ka ndikim kaq të madh”, u shpreh deputeti Ulqini.
Top Channel