Një oficer policie kufitar u qëllua në kokë me armë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Dyshimet e para janë se ai është gjuajtur nga sedilja e pasme e një makine zyrtare nga një shtetas kosovar.
Polici kufitar Milutin Lekoviç, 41 vjeç, vdiq nga plagët e marra rreth orës 02:00 në Igalo. Ai iu nënshtrua një operacioni, ku mjekët kaluan orë të tëra duke u përpjekur për të shpëtuar jetën e tij.
“Rreth orës 02:45 pasdite në Rrugën Sava Ilic në Igalo, gjatë aktit të kapjes së tre personave që nuk kishin dokumente personale, njëri prej personave të armatosur gjuajti me armë zjarri një oficer policie. Sulmuesit, dy burra dhe një grua ikën në një drejtim të paditur pas incidentit “, tha Drejtoria e Policisë.
Lekoviç dhe kolegu i tij kishin arrestuar më parë tre shtetas të Kosovës sepse nuk posedonin dokumente identifikimi.
Pas plagosjes së oficerit shtetasit e Kosovës ikën, por u arrestuan në Sutorinsko Polje rreth orës 17:00.
Kur policia i gjeti ata dhe rrethoi të dyshuarin për plagosjen e oficerit, ai gjuajti sërish me armë, dhe si paojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur.
Policia ka informacione për identitetin e mundshëm të të dyshuarve dhe po zhvillohen aktivitete për të konfirmuar këtë informacion me shërbimet partnere.
“Drejtoria e Policisë shpreh pakënaqësinë e saj për vdekjen tragjike të kolegut tonë dhe do të ndjekë nga afër rrjedhën e ngjarjeve në ndjekjen penale të të dyshuarve ”, përfundon Drejtoria e Policisë.
/A.Pali/
Top Channel