Janë dënuar me 2.6 vite burg Nehat Foljeta dhe Sehar Xhenje, pasi sulmuan ish-trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Treshja e gjyqtarëve Tonin Stërkaj, Arben Çela dhe Sokol Shehu, në vendimin e tyre përfundimtar kanë vendosur të ndryshojnë akuzën e ngritur nga prokuroria e Shkodrës për dy të pandehurit Foljeta dhe Xhenje, duke i dënuar ata për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 22 shkurt 2018, në orën 18:00 kur në Komisariatin e Policisë Shkodër është paraqitur Ernest Gjoka, me detyrë trajner i ekipit të futbollit “Vllaznia”, i cili ka bërë kallëzim në lidhje me një ngjarje të ndodhur pas seancës stërvitore të datës 22 shkurt 2018 të ekipit të “Vllaznisë”, Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA