‘Orakulli’ Antonio Conte: Lautaro Martinez ka personalitet e karizëm, prania e tij sposton shumë
Harry Kane, kapiteni i Anglisë, ishte i pari që mori fjalën pas përfundimit të ndeshjes mes Anglisë dhe Argjentinës e fituar me përmbysje nga skuadra Albiceleste 2-1 më Messi me shokë që do të luajnë finalen e 19 korrikut me Spanjën.
Sulmuesi anglez komentoi çfarë ndodhi në fushën e lojës dhe vendimet e trajnerit Tuchel duke hedhur ndonjë thumb ndaj gjermanit
‘Jam i shkatërruar, i shkatërruar për djemtë. I shkatërruar për të gjithë, stafin teknik, tifozët-tha Harry Kane-luajtëm mirë pjesën më të madhe. Në momentin që morëm avantazhin deshëm të mbronim rezultatin, në nivele të tilla nuk është e mjaftueshme’.
Problemet me presionin: ‘Na kushtoi t’i ushtronim presion kundërshtarit. Besoj se, sidomos në pjesën e parë dhe me fillimin e të dytës, ushtruam mirë presion. I vumë nën presion sidomos lart në fushe dhe kjo na lejoi të fitojmë topa dhe të kontrollojmë pak më shumë ndeshjen’
Pas avantazhit 1-0: ‘Pas golit, ndoshta sepse ata kishin më shumë lojtarë në sulm ose sepse ne nuk mund të ishim të barabartë individualisht, ishin valët e sulmit njëra pas tjetës dhe po përpiqeshim të rezistonim, por në fund thjesht nuk ishte e mjaftueshme’.
Mentaliteti i avantazhit: ‘Djemtë gjithnjë janë të përgatitur për çdo moment të ndeshjes dhe kur morëm avantazhin, mesazhi ishte të vazhdonim të sulmonim për të shënuar një tjetër gol. Sigurisht, kur ata shënuan të dy golat e tyre, objektivi ishte të gjenim diçka, por mund ta kishim rimarrë kontrollin e ndeshjes’.
Bilanci i turneut: ‘Kemi përjetuar shumë momente të bukura në këtë turne, shumë ndeshje të mira. Një tjetër gjysmëfinale’.
Top Channel