Sipas një sondazhi të ri, talibanët kanë qenë “Grupi terrorist më vdekjeprurës”, vitin e kaluar, kjo pasi militantët e këtij grupi shtuan aktivitetin terrorist në Afganistan.

Në një raport të titulluar Indeksi Global për Terrorizmin 2019, i publikuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, me bazë në Sidnej, është thënë se numri i vdekjeve që u është atribuuar talibanëve është rritur me thuajse 71 për qind më 2018, përkatësisht në 6,103 dhe ky grup është përgjegjës për 38 për qind të vdekjeve të lidhura me sulme terroriste në nivel global.

Talibanët kanë kanë lënë pas madje grupin militant Shteti Islamik (IS) si formacionin më vdekjeprurës terrorist, pasi numri i vdekjeve që i është atribuuar ISIS-it ka rënë për 70 për qind. Në raport po ashtu thuhet se numri i vdekjeve si pasojë e terrorizmit ka rënë më shumë se 15 për qind më 2018, përkatësisht 15,952.

Shifrat janë ulur dukshëm në krahasim me vitin 2014, kur numri i vdekjeve të lidhura me terrorizëm ka qenë mbi 33 mijë. Përveç tjerash, në këtë dokument theksohet edhe se shumica e sulmeve terroriste kanë ndodhur në shtetet e përfshira në konflikte të dhunshme. Megjithatë, numri i vdekjeve të shkaktuara nga terrorizmi i kryer nga e djathta esktreme në Evropën Perëndimore, Amerikën Veriore dhe Oqeani, është rritur me 320 për qind nga viti 2014 deri më 2018.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA