Modeli më i bukur i kohërave. I tillë është cilësuar Ferrari i ri “Roma” i prezantuar pak ditë më parë. Mekanikisht, bëhet fjalë për një rijetësim të traditës së kompanisë për të ndërtuar makina elegante dhe të fuqishme, në gjendje të pushtojnë skenën kudo ku kalojnë dhe të zhysin drejtuesit e tyre në një komoditet dhe luks të jashtëzakonshëm.

Në mënyrë më specifike, bëhet fjalë për një vijimësi të makinave të shekullit të 20 si 250 GT dhe 275 GTB, që lindën në një kohë kur filmat italianë dhe moda italiane, i joshnin të gjithë. Dhe Roma, për ekspertët, është e mahnitshme, çka nuk shihej tek shtëpia Ferrari prej vitesh.

Kur shikon Romën, mund të shohësh një makinë që sundohet nga matematika, gjithçka e përllogaritur deri në detaje, forma, dinamika, komforti.

Shtëpia Ferrari, ka qenë gjithnjë e dyzuar, mes prodhimit të makinave të shpejta apo kryeveprave në dukje. Roma i ka të dyja. Ajo mund të arrijë shpejtësinë e 320 km në orë dhe është në rrugë –thonë ekspertët- një kryevepër e vërtetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA